Berisha: Deponia e riciklimit të qelqit në Qerim të Gjakovës, e vetmja në Kosovë

Deponia e riciklimit të qelqit në Qerim të Gjakovës  është e vetmja deponi e llojit të tillë në Kosovë.
Kështu thotë Dukagjin Berisha pronari i kësaj deponie, i cili shton që deri te ideja e hapjes së një biznesi të tillë ka ardhuar pasi që ai është një ambientalist i përkushtuar dhe qëllimi kryesor ishte ruajtja e ambientit.

Ndërkaq se a ka përkrahje institucionale Berisha thotë që deri më tani askush nuk i ka dhënë një ndihmë apo mbështetje për të zhvilluar këtë veprimtari.

Në këtë deponi bëhet dorëzimi i të gjitha mbetjeve të qelqit.
Pastaj, qelqi ndahet në kategori të ndryshme, riciklohet ku bëhet thyerja dhe përpunimi i tij për tu përdorur sipas kërkesës.

Vlen të theksohet se këtë biznes deponi ambientalisti Dukagjin Berisha e ka hapur nga viti 2019 dhe falë përkushtimit të stafit të puntorëve këtu çdo gjë po shkon siç duhet.
Njëherit Berisha apeloi tek të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për reciklim pasi që sipas tij qytetarët tashmë janë vetëdijësuar sa i përket riciklimit.

Read Previous

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” përfiton donacion nga klubet Rotariane

Read Next

Studentë nga Universiteti “Fehmi Agani” vizitojnë fëmijët me sindromën Down në “Handikos”