Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” përfiton donacion nga klubet Rotariane

Rotary Club Gjakova dhe Gjakova-Çabrati si dhe klubi i të rinjëve rotaraktor Gjakova, është dhuruar një donacion për Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor.

Rotarianët Kosovarë përmes Komitetit të Fondacionit Rotary të Distrikt-053/Kosovë, kanë siguruar mbështetjen për projektin “Pandemia e COVID-19 në Kosovë”. 

Mbështetja është siguruar nga Fondi i Katastrofave të Fondacionit të Rotary International dhe vlera e materialeve në kuadër të këtij donacioni është 2500 dollarë.

Falenderues për këtë donacion u shpreh edhe drejtori i spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Ardian Jusufi.

Me këtë donacion do të sigurohen paketa me pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor dhe materiale tjera ndihmëse që përmban produkte si: maska kirurgjikale për fytyrë, mantila mbrojtës, mbrojtëse për fytyrë, syza mbrojtëse, dorëza superiore pa pudër, dorëza kirurgjikale, qarshafë teke, alkohol 70%, Pulse Oximeter, termometër infrared.

Read Previous

Osmani: Fëmijëve me sindromën Down duhet t’u ofrojmë kushtet që i meritojnë

Read Next

Berisha: Deponia e riciklimit të qelqit në Qerim të Gjakovës, e vetmja në Kosovë