Bie për të dytën javë radhazi çmimi i naftës në botë

Çmimi i naftës në botë raportohet se ka rënë për herë të dytë radhazi në dy javë.

Çmimi një fuçie në tregun e Londrës ra 4.2 për qind javën e kaluar në 107.93 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra për 4.25 për qind në 104.70 dollarë. Kurse, në dy javët e fundit çmimi ra për rreth 10 përqind.

Kurse, me fillimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës çmimi i një fuçie ishte rritur për rreth 20 përqind.

Por, edhe pse çmimet po bien tregjet po vazhdojnë të jenë të pasigurta.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kuvendi të enjten mban seancë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s

Read Next

​Konjufca priti në takim ambasadoren greke