Kuvendi të enjten mban seancë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të enjten, më 24 mars, Kuvendi mban dy seanca.

Seanca e parë do të jetë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe në vitin 1999, ndërkohë seanca e dytë është e rregullt dhe nis në orën 15:00.

Në këtë të fundit, përveç pikave të zakonshme, do të ketë edhe debat parlamentar të thirrur nga PDK-ja për politikën e jashtme.

/Klankosova.tv/

Read Previous

“The Economist”: Tre pasiguritë që po trondisin tregun e naftës

Read Next

Bie për të dytën javë radhazi çmimi i naftës në botë