​Ukraina thotë se më shumë se 11 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

Ukrainian servicemen get ready to repel an attack in Ukraine’s Lugansk region on February 24, 2022. – Russian President Vladimir Putin launched a full-scale invasion of Ukraine on Thursday, killing dozens and forcing hundreds to flee for their lives in the pro-Western neighbour. Russian air strikes hit military facilities across the country and ground forces moved in from the north, south and east, triggering condemnation from Western leaders and warnings of massive sanctions. (Photo by Anatolii STEPANOV / AFP) (Photo by ANATOLII STEPANOV/AFP via Getty Images)

Komanda ushtarake e Ukrainës sot (e diele) ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se më shumë se 11,000 trupa ruse janë vrarë që kur presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë shtetit të Evropës Lindore më 24 shkurt.

Më tej theksohet se forcat ruse kanë pësuar humbjen e 2000 njësive të armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke përfshirë 285 tanke, 44 avionë dhe 48 helikopterë.

“Në rajonin e Luhanskut, e gjithë linja e frontit është e mbushur me kufoma dhe pajisje të pushtuesve”, thuhet në komunikatën e ministrisë të bërë të dielën, ditën e njëmbëdhjetë të pushtimit rus. Rusia nuk ka pësuar kaq shumë viktima gjatë luftimeve në asnjë nga konfliktet e saj të armatosura që nga fillimi i saj”, kishte thënë ministri ukrainas i mbrojtjes, pa raportuar për viktima nga pala ukrainase.

Read Previous

Reshjet e borës në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të qarkullueshme

Read Next

​Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për energjinë në veri dhe personat e pagjetur