Ditë më parë Lëvizja Studentore “Jakova” kishte filluar me mbledhjen e nënshkrimeve në shkollat e mesme të qytetit të Gjakovës. E tërë kjo ishte bërë për nxënësit të cilët udhëtojnë dhe e kanë të vështirë të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë. Sot kjo lëvizje ka arritur të sigurojë mbi 2000 nënshkrime të nxënësve të cilat kanë vendosur t’i dorëzojnë në komunën e Gjakovës.
Nesa Kryeziu nga kjo OJQ thotë se shpreson në që institucionet ti marrin parasysh kërkesat e tyre.
Peticioni është nënshkruar nga nxënës të të gjitha shkollave të mesme të Gjakovës. Synimi kryesor i organizatës mbetet sigurimi i një të ardhme më të sigurtë e stabile për nxënës e studentë të qytetit të Gjakovës.