Mehaj kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në veri të vendit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në veri të Kosovës.

“Me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar. Me këtë rast, kërkova prezencë më të madhe  të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tha se Gjeneral Kajar u pajtuan të rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit.

“Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë”, ka shkruar tutje ai.

/KlanKosova/

Read Previous

Më shumë se 43 mijë ukrainas hynë në Rumani që nga fillimi i luftës me Rusinë

Read Next

Ukrainasit i zënë rob lufte rreth 200 ushtarë rusë