Sonte duke filluar nga ora 21:00 zhvillohen dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Edon Zhegrova me ekipin e tij Lille do të përballet kundër Chelsea në Londër. Këto dy ekipe nuk janë takuar në mes veti që nga viti 2019.
Në vitin 2019 këto dy skuadra u takuan dy herë, me Chelsea që kishte shënuar fitore në dy ndeshjet.
Takimi i dytë që zhvillohen sonte duke filluar nga ora 21:00 është ai në mes të Villarreal dhe Juventus.
Përballja e fundit në mes të këtyre dy ekipeve është zhvilluar në vitin 2009, ku kishte fituar Villarreal me rezultat 4:1.
Këto dy takime zhvillohen në kuadër të 1/8 së finales.
/Kallxo.com/