Kastrati: Ura në rrugën “Mazllum Lakuci” do të rregullohet në muajin prill

Rrethojat e urës e cila gjendjet në rrugën “Mazllom Lakuci” saktësisht në afërsi të zyreve të kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati” janë dëmtuar.

E gjithë  kjo ka ndodhur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditë më parë. Për shkak se kjo urë lidh rrugën krysore të qytetit me pjesën e Çarshisë së vjetër ajo është shumë e frekuentuar. Dhe për këtë ne kemi pranuar edhe ankesa të shumta nga qytetarët të cilët janë shprehur se kjo urë po paraqet rrezik për ta.

Drejtori për shërbime publike, Shkumbin Kastrati, ka thënë se anësoret e kësaj ure do të rregullohen në muajin prill të këtij viti duke shtuar që kjo urë si dhe trotuari  është ngritur disa centimetra lartë për të evituar aksdidentet e kësaj natyre.

Kastrati tutje ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë frekuentimit të kësaj ure, gjithashtu ka kërkuar nga  qytetarët që të ruajnë pronën publike dhe mos të dëmtojnë hapësirat që ju takojnë të gjithëve.

Read Previous

Nxënësit e fshatrave Kushavec dhe Smaq ecin 4 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë

Read Next

Konflikti Rusi-Ukrainë, efekte edhe në Shqipëri