Stavileci: Padrejtësisht nuk më është vazhduar kontrata e punës

Shkarkimi i drejtoreshës së institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi” ishte temë diskutimi në mbledhjen e djeshme të asamblesë komunale, për të cilën kryetari i komunës ka thënë mes të tjerash se janë bërë disa gabime e gabimi i parë ka ndodhur në procedurat e vlerësimit të performacës për arsye se drejtoresha nuk ka pasur të drejtë të vlerësohet pasi ka qenë subjekt i shqyrtimit në komision disiplinor. Por ndryshe është shprehur sot për televizionin Syri ish drejtoresha e këtij institucioni., Arta Stavileci e cvila tha se padrejtësisht nuk më është vazhduar kontrata e punës.

Ajo gjithashtu tha se tani lënda është në procese gjyqsore, dhe se pret që drejtësia të jetë në anën e saj.

Puna, projektet dhe ndryshimet e mëdha për të mirë të fëmijëve për 4 vite si drejtoreshë në këtë institucion nuk u vlerësuan shtoi mes tjerash Stavileci.

Read Previous

Zyrtarisht Deputetët e VV-së heqin dorë nga kompenzimi për shpenzime të udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe për komisione

Read Next

Kërkohet paraburgim për babain që dyshohet se dhunoi dhe ngacmoi seksualisht vajzat e tij