Kërkohet paraburgim për babain që dyshohet se dhunoi dhe ngacmoi seksualisht vajzat e tij

Dyshohet se dy vajza të mitura në Gjakovë janë dhunuar dhe janë sulmuar seksualisht nga babai i tyre. Këtë e ka bërë të ditur, ditën e djeshme Policia në rajonin e Gjakovës ku ka njoftuar se nëna e vajzave e ka lajmëruar rastin në polici. Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Gjakovë është kërkuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për personin në fjalë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, “Dhunimi në vazhdimësi”, dhe “Sulm seksual”. I pandehuri me inicialet F.K i përket komunitetit ashkali.

Dy të miturat janë intervistuar dje në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokatëve mbrojtës. I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 07 shkurt 2022.

Read Previous

Stavileci: Padrejtësisht nuk më është vazhduar kontrata e punës

Read Next

Kjo është gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar