Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social facebook, se kanë proceduar kërkesë zyrtare në Kryesinë e Kuvendit për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.
Më tutje, Kusari-Lila tha se deputetët e VV-së do të heqin dorë vullnetarisht nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.
Bashkëngjitur gjeni postimin e plotë:

