Tabela e këtushme tregon qartë kufizimin e shpejtësisë meqë rruga tashmë është e dëmtuar. Nuk lejohet më shumë se 30 km në orë. Bëhet fjalë për njërën nga rrugët në fshatin Berdosanë të Komunës së Gjakovës.
Ekipi i Tv Syri ka pyetur edhe banorët e këtushëm lidhur me këtë rrugë, mirëpo prapa kamerës thonë se nuk ka më shumë se një vit që është shtruar kjo pjesë e fshatit. Prishjet e rrugës deri në këtë masë mund të dëmtojnë edhe makinat e tjera që frekuentojnë këtë anë e jo vetëm të banorëve të fshatit.
Pasi është fundjavë dhe emërimi i drejtorëve nuk është bërë akoma, mediumi ynë ka dërguar email në zyrën për informim në Komunën e Gjakovës lidhur me rastin ku do t’iu njoftojmë ditëve në vijim se si qëndron situate reale me këtë rrugë.