Dujaka: Ecja malore i mundëson njeriut adrenalinë

Dita Botërore e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithsme e OKB-së me 11 dhjetor të vitit 2003. Kjo njëkohësisht vuri në dukje edhe nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve. Malet mbulojnë 27% të rruzullit tokësor dhe luajnë një rol vendimtar në lëvizjen e botës drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike. Në ditën ndërkombëtare të maleve kryetari i shoqërisë bjeshkatare, alipiniste “Pashtriku” në Gjakovë Besnik Dujaka është shprehur se si shoqatë vazhdimisht organizojmë aktivitete por që nesër do ta shënojnë këtë ditë duke ecur nga ndarja e rrugës Zylfaj-Qafa Prush e deri tek Maja e Mbretëreshës. Dujaka gjithashtu ftoi edhe adhuruesit e ecjes malore  që të ju bashkohen grupit.

Kjo shoqëri në Gjakovë numëron dhjetra anëtarë dhe ata shpesh ndërmarrin aktivitete për ecje në male dhe lartësitë që i kanë përshkuar gjatë ekspeditave të tyre  janë të ndryshme duke prekur nga afër të gjitha malet në territorin e Kosovës.

Bjeshkëtari, qëndrim në natyrë, ngjitje nëpër borë, argëtim dhe shoqërim është tipi I aktiviteteve së kësaj shoqërie.

Read Previous

Banorët e lagjes Gjekaj në fshatin Cërmjan këmbëngulës në kërkesën e tyre për një rrethrrotullim

Read Next

“Portrete atdhetarësh dhe arsimdashësish” libri më i ri i botuar nga autori Muhamet Rogova