Në Kishën e Shën Mihillit në fshatin Doblibarë të komunës së Gjakovës u mbajt ceremonia e faljes së gjakut në mes të familjes Mataj nga fshati Bërdosanë dhe asaj të familjes Nushi nga fshati Vraniq. Kryeplaku i familjes Mataj, Preni ia fali gjakun e djalit Vitorit familjes Nushi. Të dy familjet e shtrin dorën e pajtimit pas 18 vjetësh, sepse siç dihet rasti tragjik i familjes Mataj ka ndodh me 26 qershor të vitit 2003. Kjo ceremoni dhe ky akt, i vlerësuar si shumë i rëndësishëm dhe shembull për raste tjera, u ndërmjetësua nga famulltari I famullisë së Doblibarës Don Albert Jakaj, nga famulltari i Famullisë në Bishtazhin Dom Lush Sopi.
Pajtimi në mes të këtyre dy familjeve përkoi edhe me festën e Shën Nikollit u tha në këtë ceremoni.
Jemi vëllezër si në të mirë, e ashtu në të vështirë. Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që të mos kemi familje në hasmëri u tha nga përfaqësuesit e të dy familjeve.
Ajo që historikisht e ka karakterizuar traditën shqiptare ndër shekuj është falja e gjakut. Nga këtu u bë thirrje që edhe familje të tjera me konflikte të ngjashme të bëjnë të njëtjën gjë.