Të hënën vazhdon seanca e Kuvendit, pikat e rendit të ditës

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë punimet më 6 dhjetor, e hënë.

Ndër të tjera, të hënën deputetët do të votojnë për Projektligjin për Ratifikimin e Ndryshimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Përfaqësuesit e popullit po ashtu do të votojnë për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit; për zgjedhjen e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore.

Deputetët gjithashtu pritet të zgjedhin anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./GazetaSinjali/

Read Previous

Ndizen dritat e Krishtlindjeve në fshatin Pjetërshan

Read Next

Rama: Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës