Rama: Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës

Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i kryeqytetit.

Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes rreth ekipit që do ta ketë ai në drejtimin e komunës së Prishtinës.

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, ai është Alban Zogaj”, ka thënë Rama në Kanal 10.

Tutje ai nuk e ka komentuar emërimin e mundshëm të Blerand Stavilecit, duke thënë se ka shumë emra të mundshëm të cilët mund të jenë pjesë e ekipes së tij./Telegrafi

Read Previous

Të hënën vazhdon seanca e Kuvendit, pikat e rendit të ditës

Read Next

Ja cili është lloji më i popullarizuar i maces në botë