Ndizen dritat e Krishtlindjeve në fshatin Pjetërshan

Në mesin e shumë njerëzve është bërë zyrtarisht ndezja e dritave në fshatin Pjetërshan të Gjakovës. Edhe këtë vit këtu janë bërë gati për pritjen e vizitorëve të shumtë. Don Marjan Ukaj thotë se ky vit është i veçantë, pasi që i kushtohet Shën Jozefit punëtor.

Për 1 muaj vullnetarë të shumtë kanë punuar këtu për ti sjellë njerëzve dicka më ndryshe këtë vit. Ata thonë që përveç motit nuk kanë pasur vështirësi organizative, dhe janë gati të presin vizitorët, që nuk kanë munguar asnjëherë për vite me radhë.

E dikush nga këtu përcolli një mesazh të rëndësishëm për të gjithë, në këto festa të fundivitit që po afrojnë.

Si çdo vit tjetër, Pjetërshani ka marrë pamje magjepsëse, me elemete të shumta dekorative që e bëjnë këtë vend unik, që duhet vizituar patjetër për të shijuaj pak nga atmosfera e vërtetë e festave të fundvitit.

Read Previous

Numri i turistëve në Stamboll thyen rekordin e dy viteve të fundit

Read Next

Të hënën vazhdon seanca e Kuvendit, pikat e rendit të ditës