Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar zbatimin e gjitha marrëveshjeve të nënshkruara.
Në vizitën e tij të dytë brenda këtij viti në Kosovë, Pahor këmbënguli për respektimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Sipas tij, derisa palët nuk merren vesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja është valide dhe duhet të respektohet.
Në konferencën e përbashkët për medie me homologen e tij, Vjosa Osmani, Pahor shprehu mbështetjen e shtetit të tij për perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.
Pahor: Të zbatohet gjitha marrëveshjet e nënshkruara
“Të tejkalohen mosmarrëveshjet dhe të vazhdohet me dialog, siç e kam thënë në Beograd, do ta them edhe këtu në Prishtinë. Fillim i mirë i përparimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kyçje së shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është implementimin e sa më parë i të gjitha marrëveshjeve të pranuara.. Kjo do të ndikonte dukshëm në besimin e të gjithë shteteve në rajon se jemi për dialog dhe respektim të marrëveshjeve për të tejkaluar mosmarrëveshjet bilaterale…Kushti i parë është që t’i besohet dialogut dhe të respektohen marrëveshjet. Ne i kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e marrëveshjes, derisa mos merreni vesh, marrëveshja duhet të respektohet”, tha ai.
Lidhur me iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur, Pahor tha në fillim e ka parë si iniciativë të sinqertë për zgjidhjen edhe të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, por tash e sheh se ka shumë kundërshti.
Pahor: Ballkani i Hapur ka shumë kundërshtime
“Më është dukur se është iniciativë shumë e sinqertë, por sot në bisedën me presidenten Osmani ka parë se ka shumë kundërshtime. Kjo iniciativë më është dukur se është mënyrë elegante për zgjedhjen e mëtutjeshme të raporteve Serbi-Kosovë.Kjo nuk është alternativë e kyçje së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Be, kjo është proces që mundëson që disa zgjedhje të zgjidhen më lehtë për t’i evituar disa pengesë që pamundësojnë zgjidhjen e çështjeve komplekse të respektit të ndërsjellët”, shtoi ai.
Krahas këtyre, presidenti slloveni shprehu përkrahjen ndaj Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.