Vepra nga skulptura dhe piktura bashkë në një ekspozitë

Artistët e frymëzojnë shpesh njëri-tjetrin, nganjëherë madje në mënyrë krejt të pavetëdijshme. Kështu ndodhi edhe sot kur dy artistë të rinjë bënë bashkë krijimet e tyre në pikturë dhe skulturë në kuadër të aktiviteteve që ka festivali Ekspomania.

Piktorja Alba Haxhibeqiri në ekspozitën e titulluar “Pa titull” ka shkrirë artin dhe kreativitetin e saj në disa vepra arti, që në qendër kanë nudizmin, ndërthurur me delikatesë duke pasqyruar vëmendjen e vazhdueshme për bukurinë trupore të gruas.

Në imazhet e galerisë të bien në sy edhe disa skulptura të bukura që përfaqësojnë tri koncepte themelore  që lidhen me luftën e ëndrrave dhe kaosin e shpirtit të realizuara nga skulptori Andin Bakija

Të gjitha punimet e prezantuara u mirëpritën nga artdashësit.

Read Previous

Ramosaj lut qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet relevante për ngjarjen në Gllogjan

Read Next

Nëntë raste të reja me COVID-19