Kryesuesi i KPK-së njofton ambasadorin e Norvegjisë për të arriturat e sistemit prokurorial

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, të cilin e njoftoi për të arriturat e sistemit prokurorial të Kosovës në fushën e zbatimit të sistemit për menaxhimin informativ të lëndëve, përgatitjen e akteve nënligjore, procesin e vlerësimit e rekrutimit të prokurorëve, por edhe për sfidat me të cilat përballen duke përfshirë edhe ato ligjore.

Maloku theksoi se kanë vënë me sukses zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe në Prokurorinë e Apelit.

Në këtë kontekst, u tha se janë realizuar shkëmbimet elektronike në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë së Regjistrit Civil, Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve, Policisë së Kosovës dhe gjykatave.

Në anën tjetër, Grøndahl ka shprehur mbështetjen e tij dhe të vendit të tij për ta ndihmuar institucionin e Këshillit Prokurorial të Kosovës në digjitalizimin e tërësishëm të procesit të punës.

Read Previous

Komedia “A flasim për burrat” shfaqja hapëse e festivalit Artmania

Read Next

Piktori Armend Zeqa hap ekspozitën personale “Reflektimi i Kohës”