Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar buxhetimin e mjeteve për implementimin e Ligjit të pagave në Ligjin për buxhet për vitin 2022, marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe sigurimin shëndetësor.
Vendimi për protestë është bërë pas mbledhjes së kryesive ekzekutive të SSHCK-së dhe SPAK-ut dhe pas presionit të anëtarësisë së gjer, si dhe pas injorimit të kërkesave themelore nga ana e Qeverisë së Kosovës.