Sot në Gjakovë u mbajt koncerti i muzikës kamertale i mbështetur nga ministria e kulturës

Nën organizimin e Lejla Beqiri Vula sot u  mbajt në Gjakovë koncerti i  muzikës kamertale ku përformuan, Pëllumb Vula në klarinetë, Meriton Ferizi në fagot, Shkëlzen Baftjari në piano dhe Lejla Beqiri Vula në flaut

Shkëlzen Baftjari nën tingujt e bukur të pianos solli melodi të këndshme të muzikës për audiencën gjakovare. Ai tha se ka bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetin e Gjakovës dhe tashmë është mësuar të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Ky koncert do të vazhdojë edhe nesër në qytetin e Shkupit në qendrën kulturore thanë organizatorët.

Read Previous

Fillon Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Gruas” në Gjakovë

Read Next

Shoqata e të verbërve zhvillon aktivitete për nder të 28 nëntorit