Roka: Situata epidemiologjike e qetë, por mund të ketë valë të re të virusit

Në shumë vende të botës masat anti-covid kanë filluar të ashpërsohen për shkak të shtimit të rasteve pozitive, teksa në Kosovë situata vazhdon të jetë më e qetë për momentin. Infektologu Shahin Roka thotë se bazuar në përvojat e vendeve evropiane mund të kemi një valë të re të virusit edhe në vendin tonë.

Roka tha se çka e ndihmon Kosovën në luftën kundër Covid-19, është fakti se një numër i madh i qyetarëve janë tashmë të vaksinuar.

Ndonëse mbajtja e maskës nuk është se po praktikohet nga disa qyetarë, por rekomandimi për mbajtjen e saj vazhdon të mbetet ndër apelet kryesore.

Rikujtojme se nga 70 mostra, të dërguara ditë më parë në laboratorët gjerman nga testimi i 59 rasteve, në 12 raste është detektuar varianti Delta “Plus”, kjo është bërë e ditur javën e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Read Previous

Për herë të parë në Gjakovë do të mbahet festivali “Artmania” i organizuar nga teatri ” Hadi Shehu”

Read Next

Kompania Pfizer ka një njoftim me rëndësi për vendet me zhvillim të dobët