Samsung Galaxy S27 Pro dhe Ultra mund të sjellin për herë të parë teknologjinë DC Dimming
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga COVID-19.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se 13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid, 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një është në mjekim intensiv, transmeton Klankosova.tv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;
Spitali i Pejës, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.