Diabeti është një sëmundje kronike që mund të paraqitet tek të gjithë, pa dallim moshe dhe gjinie. Dita botërore e diabetit shënohet me 14 nëntor dhe ka për qëllim të vendosë diabetin në qendër të vëmendjes publike dhe politike, për të përmirësuar qasjen në kujdesin ndaj diabetit. Ky ekip i infermiereve sot doli në qendër të qytetit të Gjakovës pwr tw ju ofruar qytetarëve shërbimet e tyre me qëllim të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
Edhe qytetarët ishin mjaftë të interesuar dhe e vlerwsuar punën e ekipit, ata thanë që shumë njerëz vuajnë nga sëmundjet qw I shkakton glukoza.
Ky aksion u organizua nga qendra regjionale e institutit publik në bashkëpunim me qendrën kryesore të mjeksisë familijare. Ndërkaq ambulanta për diabet në komunën e Gjakovës të gjithë pacientët që vuajnë nga diabeti dhe hipertensioni i pajis ata eme libreza që ju shërbejnë për të marrë shërbime pa pagesë nëpër disa institucione u tha në këtë rast.