Ka më shumë se një muaj që në spitalin e Gjakovës pozitiv kanë qenë vetëm pacientët nga Shqipëria

Përballja me Covid-19 dita e ditës po bëhet më e lehtë për këta pacientë që janë të hospitalizuar në repartin e pulmologjisë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Ka më shumë se dhjetë ditë që Nuhi Rada nga Kruma e Hasit të Shqipërisë po trajtohet për Covid-19 në këtë repart. Ai tregoj se gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e rëndë ndërsa sot është shumë më mirë e gjithë kjo falë angazhimit të stafit mjekësor.

Në këtë repart të gjithë pacientët që rezultojnë pozitiv janë nga Shqipëria. Familjarët e tyre u shprehën mirënjohës për trajtimin që po ju bëhet nga profesionistët shëndetësor të spitalit të Gjakovës.

Drejtori i spitalit, Hilmi Shala tha se ka më shumë se një muaj që të hosptializuarit që kanë rezultuar pozitiv me vrisuin korona kanë qenë vetëm pacientët nga Shqipëria e të cilët po trajtohen me oksigjenoterapi dhe terapi të tjera.

Nëse do të ketë edhe një valë të re të panndemisë Shala tha se spitali është i gatshëm më të gjitha kapacitetet që të menaxhojë këtë situatë.

Përkundër sfidave që ka shkaktuar koronavirusi puna në këtë intitucion shëndetësor ka qenë voluminoze pothuajse në të gjitha repartet ku janë ofruar shërbimet përkatëse.

Read Previous

Aktivitet në qendër të qytetit për të shënuar ditën botërore të diabetit

Read Next

Kusari-Lila njoftohet nga afër me problemet e banorëve të fshatit Damjan-KRONIKË ZGJEDHORE