Vazhdon seria e fitoreve për klubin e basketbollit “Vëllaznimi”

Është zhvilluar ndeshja hapëse e xhiros së pestë në Ligën e Parë të Basketbollit në konkurencën e meshkujve, në mes të KB “Vëllaznimit” dhe KB “Borea” , ku Vëllaznimi ka shënuar një fitore të thellë me rezultat 90 – 53.

Kjo përballje Vëllaznimit ia ka sjellë fitoren e pestë radhazi, që ia mundëson kësaj skuadre vazhdimin e serisë së fitoreve, dhe pozitën e parë në Ligën e Parë, me gjithsej 10 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e radhës basketbollistët e Vëllaznimit përballen me basketbollistët e AS Prishtina.

Read Previous

Shqiptohen 298 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Read Next

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Gjakovë