Arrestohet një person pasi gruaja e raportoi se nuk po kujdeset për familjen

Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, pasi gruaja e tij e raportoi se ai nuk po kujdeset për të dhe fëmijët.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se palët janë intervistuar, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti  i saj,  i dyshuari mashkull kosovar, është  duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje nuk  është  duke u kujdesur  dhe nuk furnizon  viktimën dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore. Palët janë intervistuar”, thuhet në raport.

Tutj, policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje,  rasti është duke u hetuar.

Read Previous

​ShSKUK po trajton 12 pacientë me COVID-19 dhe 32 post-COVID

Read Next

Pendarovski zbulon bisedën me Biden: Kosova nuk është më prioritet i SHBA-së