Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Dy automjete janë përfshirë në aksident në të gdhirë të mëngjesit të sotëm te “21 dhjetori” në Tiranë. Në këtë aksident kanë vdekur dy persona, njëri drejtues i një nga automjetet dhe një pasagjerë që ishte në një makinë tjetër.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./A2