Arrestohet pasi ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar një person me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

E.H., dyshohet se dje ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka njoftuar se do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazetasinjali

Read Previous

Kush janë 8 senatorët që i kërkuan sqarime Bidenit për shtetet që i ftoi në Samitin për Demokracinë

Read Next

Spahiu: SHBA-ja dhe vendet perëndimore po rikthehen në rajon