Citroen me tri rrota arrin shpejtësinë 180 km/h

Një grup “të apasionuarish të veturave” nga Lindja e Mesme përfituan nga fakti se modelet Citroen me pezullim hidropneumatik mund të lëvizin në tre rrota.

Në një kohë kur Citroen lançoi DS-në kult në mesin e viteve 1950, prodhuesi reklamoi pezullimin inovativ hidropneumatik, duke pretenduar se sistemi bëri të mundur ngritjen e trupit aq lart nga toka, saqë mund të ndryshonit një rrotë me një gomë të shpuar pa nevoja për një vinç.

Seria e filmave me metrazh të shkurtër, në të cilat DS lëviz mbi tre rrota, ishte një shfaqje e përsosur e mundësive të risisë së Citroen.

Megjithatë, ato demonstrime 60 vjet më parë u kryen në mënyrë thjesht demonstrative dhe me shpejtësi relativisht të ulëta, sepse edhe pse DS mund të drejtohet në tre rrota, ai kurrë nuk mund të jetë aq i qëndrueshëm sa me të katër këmbët.

Megjithatë, e gjithë ajo teknologji që përmirëson komoditetin e drejtimit mund të abuzohet gjithashtu nëse mungon sensi i shëndoshë, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e postuara në YouTube, shohim disa Citroen Xantia të viteve 1990, një nga modelet që përdor sistemin e pezullimit hidropneumatik “Hydractive” (i prezantuar në fund të viteve 1980 në modelin luksoz XM)./Telegrafi

Read Previous

Pfizer pritet të kërkojë autorizimin për vaksinën e tretë për personat mbi 18 vjeç

Read Next

Kurti për rritjen e të hyrave- Kemi nisur qepjen e thesit të shqyer