Kanë filluar përgatitjet për koncertin “Një jetë me këngën” kushtuar Qamilit të vogël

Në 30 vjetorin e vdekjes të doajenit të këngës popullore qytetare Qamilit të Vogël, ansambli i këngëve e valleve në Gjakovë do të organizoj koncert në nderë të jetës dhe veprimtarisë së tij kulturore. Duke pasur parasysh dëshirën e përjetshme për këngën e autorit të ndjerë Qamilit të Vogël, koncerti do të përmbajë rreth 15 këngë, të cilat do t’i qëndrojnë besnik origjinalitetit të këngëve të tij. Përgatitjet ka kohë që kanë filluar dhe anëtarët e grupit urojnë që ky koncert të pëlqehet nga publiku.

Në krijimtarinë e Qamilit të Vogël, zënë vend tri lloje të autorësisë së tij të njohura si këngë origjinale të krijuara me tekste e melodi vetanake, këngë në të cilat prezantohet vetëm si autor i versionit të melodisë dhe këngë në të cilat na prezantohet vetëm si autor i teksteve të tyre.

Të gjithë dashamirët e muzikës popullore qytetare, koncertin do të kenë mundësi ta ndjekin me datë 18 nëntor 2021, në pallatin e kulturës ‘’Asim Vokshi’’ në Gjakovë.

Read Previous

Raporti i spitalit “Isa Grezda”

Read Next

AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve