Majmëria e leverdishme për fermerët e komunës së Gjakovës

Të shumtë janë fermerët, të cilët merren me blegtori, sidomos ata që merren me majmërinë e gjedheve në komunën e Gjakovës. Në mesin e tyre është edhe Hajredin Kastrati i cili tash e disa vjet merret me këtë veprimtari. Ai e ka ndërtuar këtë femrë me hapësirë të përshtatshme e cila është e nevojshme për viqat dhe gjedhet.

Ai thotë se tregun e ka të siguruar dhe se mbajtja e gjedheve për majmëri është punë e leverdishme. Një ditë pune fillon në orët e hershme të mëngjesit dhe kujdesi ndaj viqave duhet të jetë maksimal.

Përveq blegtorisë ai merret edhe me kultivimin e kulturave bujqësore nga të cilat edhe ua siguron ushqimin e këtyre kafshëve. Pëveq kësaj Hajredini ka pothuajse të gjitha pajisjet bujqësore dhe poashtu edhe infrastrukturën përcjellëse që e kërkon një fermë e tillë.

Për sa i takon konsumit, të dhënat e fundit nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se mishi i shpezëve është kategori kryesore me rreth 47 për qind, i përcjellë nga mishi viçit me rreth 46 për qind, mishi derrit 5 për qind dhe mishi i dhenve rreth 1 për qind e konsumimit të përgjithshëm.

Read Previous

Rudi: Qeveria nuk duhet të neglizhojë kërkesat tona

Read Next

Tirron Mamusha tregohet i suksesshëm në garën e Gjevgjelisë