Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Qeveria nëse lavdërohet për progresin dhe zhvillimet pozitive, duhet të mbajë përgjegjësi edhe për ngecjet e problemet.
Sipas tij, nuk duhet të merren meritat dhe kritikat të ju lihen pasardhësve të pushtetit.
“Nëse Qeveria lavdërohet për progresin dhe zhvillimet pozitive brenda një periudhe të caktuar kohore, ajo duhet mbajtur përgjegjëse edhe për ngecjet e problemet tjera – brenda po të njëjtës periudhë kohore”.
“Të vepruarit ndryshe – duke i marrë vet meritat e duke ua lënë paraardhësve kritikat –në rastin më të mirë është jokorrekte, e në rastin më të keq veç për konsum ditor politik”,ka thënë Cakolli.
/KlanKosova/