Yll Alija përfaqëson Kosovën në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike

Projekti TEAMTREE, krijuar nga të rinjtë e YMCA, ka filluar implementimin vitin e kaluar ku të rinjtë e Gjakovës kanë për qëllim që përmes këtij projekti të ngrisin vetëdijen e luftëmit të shpyllëzimit, tregon Yll Alija i cili është koordinator i projekteve të rinisë në YMCA, Gjakova.

Ky projekt është i veçantë. E këtë e dëshmon fakti se projekti tashmë do të prezantohet në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike apo siç njihet COP 26, që mbahet në Glasgow ku Ylli si lider i skuadrës TEAMTREES do të prezantojë projektin dhe do të marrë pjesë në panelet diskutuese që zhvillohen atje.

Vlen të përmendet që në këtë konferencë do të marrin pjesë 25 mijë delegatë nga 200 shtete dhe 120 krerë të shteteve.

Read Previous

Kryeministri i Holandës vizitë zyrtare në Tiranë më 10 nëntor

Read Next

Mbyllet pjesa e parë, Manchester City në epërsi të dyfishtë ndaj Manchester United