Kurti fajëson BE-në për mosliberalizim të vizave

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka kritikuar të enjten Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, e quajti të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Kritika për këtë pikë pati edhe bashkë partiaku i Kurtit, kryekuvendari Glauk Konjufca që shtoi se Kosova nuk shantazhon dhe as përgjëron Bashkimin Evropian, por dëshiron ta meritojë integrimin në BE.

Edhe shefi i BE-së, Tomas Szunyog ka pranuar se Kosova ka plotësuar kriteret e liberalizim por tash vendimi i takon Këshillit Evropian.

/KlanKosova/

Read Previous

Përditësimi i ri i Alexa-s do ju ndjekë kudo në shtëpi

Read Next

Detaje rreth aksidentit në lagjen Dardania në Gjakovë