Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka hapur konkurs në disa pozita, të tillat si: Inxhinier i proceseve në ITUN, Mekanik i Impiantit për Trajtim të Ujrërave të Ndotura, Elektricist në Impiantin për Trajtim të Ujrërave të Ndotura, Operator në Impiantin për Trajtim të Ujërave të Ndotura, Shofer Kamioni ( Pirunar ), Kimist/e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.
Paga mujore: Sipas Rregullores.
Informata të përgjithshme :
- Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
- Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.
Procedura për aplikim- Aplikacioni ( formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në ueb-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3.CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar), si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Afati i konkurrimit është nga data: 20/10/2021 deri me 03/11/2021. Adresa e zyrës Rr”UÇK”Nr.7,50000-Gjakovë- Kosovë.
Vërejtje: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.