FC Liburn shënon fitoren e katërt me radhë, mposhti Vitinë me rezultat 1 me 5

Mbrëmë në palestren sportive “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë u zhvillua xhiroja e pestë ndërmjet Vitisë dhe Liburnit.

Skuadra gjakovare dominoi në parket duke treguar një lojë të mirë me taktikë të udhëhequr nga trajneri Nexhip Selimi dhe ndihmës trajneri Bekim Avdija.

Pjesën e parë të kësaj përballje Liburni e mbylli me 3 gola të shënuara . Edhe në pjesën e dytë kuq e zinjët treguan lojë më të mirë. Pas një angazhimi maksimal të futbollistëve, Liburni arriti të mposht Vitinë duke shënuar fitore me rezultat 1 me 5.

Portieri Prenqi ishte fantastik në këtë ndeshje duke pritur 3 penallti (1 nga 6 metra dhe 2 nga 9 metra) dhe duke pranuar vetëm 1 gol.
Golashënues për Liburnin ishin: Arbër Dobroshi me 2 gola dhe nga 1 golë Mentor Mejzini, Drilon Maxharaj dhe Jon Krasniqi.

Skuadra gjakovare nga katër takime të zhvilluara ka 12 pikë të tubuara dhe pozicionohet në vendin e parë me 4 fitore,0 barazime dhe 0 humbje me golëvarazh 27-10 me plus 17 gola dallim.
Liburni ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar atë kundër Liqenit në Gjakovë ku do të zhvillohet në një afat tjetër.

Javën e ardhshme në xhiron e gjashtë Liburni mirëpret në Gjakovë klubin BB.Llapi nga Podujeva.

Read Previous

289 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Read Next

Arrestohet djali i kryetarit të Junikut, dyshohet për dallavere me vota