Muzeu në SHFME “Ukshin Miftari” pasurohet me eksponate nga nxënësit

Me iniciativën e drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ukshin Miftari” në Skivjan të Gjakovës,  Shefqet Dinaj dhe bashkëpunimin e mësimdhënësve të tjerë me 26 gusht të viti 2019 u krijua muzeu me eksponate të cilat kanë një rëndësi të vecantë për kombin tonë. Kështu tha drejtori i cili tregoi më tepër për këtë nismë.

Secila ngërthen nga një histori në vete, disa prej tyre Dinaj  i shpjegoi edhe para kamerës së TV Syri.

Ky muze pasurohet në vazhdimësi me eksponate nga antikiteti, mesjeta e kohët moderne edhe nga ana e nxënësve. Kutia për pajë, enë të ndryshme, llampa, nallane që dikur i mbathnin gratë dhe shaptilografi që në të kaluarën  luante rolin e fotokopjes së sotme sepse përmes tij shtypeshin parollat e shumta, janë vetëm  disa nga gjërat antike që gjithësecili që hyn brenda këtij institucioni arsimor ka mundësi t’i shoh nga afër.

Read Previous

Bejtullahu: Grupi i fëmijëve me sjellje huligane nuk janë nxënës të shkollës “Yll Morina”

Read Next

​Ekzekutohen pagesat për familjet që humbën familjarët nga koronavirusi