​Osmani takim me komandantin e KFOR-it: Kosova synon hyrjen në NATO

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, të cilin e uroi për detyrën, duke e vlerësuar kontributin e forcës shumëkombëshe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt në Kosovë.

Duke përmendur rolin e KFOR-it që prej vitit 1999, presidentja Osmani ka theksuar se ky mision paqeruajtës ka kontribuuar jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në projekte të ndryshme infrastrukturore, sikurse edhe në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë.

Më tej, presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në nivel të KFOR-it me FSK-në, duke ritheksuar synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Ndërsa gjeneralmajor Kajari ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.

/KP/

Read Previous

SHFMU “Ardhmëria” në fshatin Ramoc e ka filluar vitin e ri shkollor me infrastrukturë më të mirë

Read Next

Deklaratë e përbashkët BE-SHBA rreth situatës në veri të Kosovës