PSHDK, NISMA DHE PDK në Gjakovë flasin për rezultatet e para të terenit

Ka filluar procesi i numërimit te votave. Partitë veqse i kanë nga tereni rezultatet fillestare. Ekipi ynë qëndroi në 3 prej partive për të kuptuar si e vlerësojnë procesin zgjedhor. Në PSHDK mbretëronte një atmosferë e mirë. Zyrtarë të kësaj partie thanë qq janë të lumtur që procesi ka shkuar pa incidente, teksa flasin edhe per hapat e ardhshëm. Nga Nisma për Kosovën poashtu kanë vlerësuar procesin si të qetë. Ndërsa për hapat e mëtutjeshëm po presin rezultatet e KQZ-së. Nga Pdk na thanë që pritshmëritë kanë qenë per balotazh por që megjithatë janë të kënaqur dhe po presin të kenë më shumë asambleistë në këtë mandat. Ne vizituam edhe zyret e LDK-së mirëpo këtu nuk pranuan të prononcohen për media.

Read Previous

IKPSHK apelon për shmangien e tubimeve

Read Next

Mbyllet qendra e votimit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”