Importi i energjisë elektrike është rritur dukshëm nga viti i kaluar, ndërsa zyra e rregullatorit të energjisë ka vendosur që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elekektrike. Tarifat dimërore kanë filluar nga 1 tetori dhe energjia e faturuar me zbritje fillon nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 8 të mëngjesit, kështu tha për televizionin Syri Kreshnik Sokoli, drejtor i distriktit të Gjakovës në KEDS.
Sokoli shtoi që Gjakova ka gjithsej 33 mijë konsumatorë ndërkohë që bënë thirrje te konsumatorët që të përdorin pajisje efiqiente të energjisë në mënyrë që të kursejnë konsumin e energjisë elektrike sa më shumë.
KEDS së fundmi ka lëshuar për përdorim edhe aplikacionin e-Kesco ku konsumatorëve ju ofron shërbime më të shpejta online si pagesa të energjisë elektrike, njoftime, kërkesa, ankesa, kalkulime dhe krahasime te shpenzimeve bashkë me vlerësime të faturave.