Restaurant “Fetahaj”, ushqim i veçantë dhe natyrë në një vend

I menduar deri në detajin e fundit me idenë që komoditeti i vizitorëve të jetë në rend të parë. Lulet shumëngjyrëshe të radhitura në hyrje të këtij ambienti, të ofrojnë ndjenjën e qetësisë e relaksit.

Një ambient i krijuar posaçërisht për drekën perfekte me familjen tuaj.

Shkëlzen Fetahaj, i cili nuk jeton në Kosovë ka dashur që përmes këtij restauranti të lidhet më tepër me vendlindjen e në të njëjtën kohë ta ndihmojë atë ekonomikisht.

Kuzhina e këtij restauranti plotëson standardet e fundit europiane. Çfarë e bën të veçantë këtë vend është peshku si specialitet, i freskët në pishinë, që ju mund ta zgjedhni si dhe kuzhinierët profesionistë do e përgatisin për ju.

Ambient i përshtatshëm e mirë i organizuar për ju, fëmijët dhe njerëzit tuaj të dashur. Orët e kaluara këtu nuk do të jenë asnjëherë të humbura, natyra e Potokut padyshim që do bëj që restaurant “Fetahaj” të jetë zgjedhja e parë për të kaluar vikendin.

Read Previous

Një i vdekur dhe 29 raste pozitive me COVID-19

Read Next

Sokoli: Energjia e faturuar me tarifën e natës fillon nga ora 22:00 deri në ora 08:00