Në QKMF 3512 shërbime janë ofruar vetëm për muajin gusht

Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Gjakovë ka pak kohë që ka filluar të ofrojë shërbime për qytetarë ndërsa Qendra e vjetër që tani është emërtuar si Qendra e mjekësisë familjare 1 po vazhdon punën por shërbimet janë më të limituara. Vetëm në muajin e kaluar në Qendrën e e vjetër janë ofruar 4156 shërbime ndërsa në qendrën kryesore të mjeksisë familiare  të re janë dhënë 3512 shërbime kështu tha për Televizionin Syri drejtoresha e shëndetësisë, Afërdita Spahiu Shllaku.

Ajo shtoi që lajm i mirë për qytetarët e Gjakovës është që shumica e qytetarëve tashmë janë të vaksinuar dhe kjo falë punës dhe angazhimit të punëtorëve të kësaj qendre.

Qendra kryesore e mjekësisë familjare  në Gjakovë ditëve të fundit ka qenë edhe përfituese e një automjeti frigorifer i cili do të përdoret për nevojat e kujdesit parësor shëndetësor konkretisht njësisë së vaksinimit.

Read Previous

Kamionët kalojnë në rrugën që nuk u lejohet sipas rregullave të komunikacionit

Read Next

Astrit Gashi: Votoni për kë ju i besoni, mos u bazoni në sondazhe të porositura