Numër i madh i fermerëve në komunën e Gjakovës kërkojnë një zgjidhje. Nesër është afati i fundit për aplikimin e subvencioneve. Fermerët thonë se për shkak të procedurës së ngarkuar ata janë lodhur dhe kërkojnë një lehtësim rreth plotësimit të dokumenteve.
Ata bëjnë apel për zyrtarët që të adresojnë këtë ankesë sepse kjo situatë po ju shkakton shumë humbje.
Ndërsa të tjerë kërkuan nga Drejtoria e Bujqësisë që të punohet me radhë dhe të mos ju rrezikohet edhe shëndeti i tyre në këtë kohë pandemie.
Ka prej atyre që nga data 24 shtator e këtij viti janë në pritje të aplikimit dhe deri në ditën e sotme nuk kanë arritur që të aplikojnë.