Policia arreston personin e dyshuar për vjedhje të biçikletave, arrin të lokalizojë 12 prej tyre

Vjedhja e bicikletave ishte kthyer në një trend muajve të fundit në qytetin e Gjakovës. Shumë persona kishin raportuar vjedhjen e tyre në stacionin policor. Shefi i sektorit të hetimeve në Gjakovë Kapiten Emin Hoxhaj konfirmoi për televizionin tonë se pas një aksioni të ndërmarrë nga njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë është bërë arrestimi i një personi që dyshohet se vazhdimisht ka vjedhur biçikleta.

Sipas Hoxhaj  policia ka arritur të lokalizojë rreth 12 bicikleta, dhe tashmë janë në fazën e identifikimit të pronarëve të tyre.

Njësia e hetimeve në stacionin policor të Gjakovës bën të ditur se ka bërë lokalizimin edhe disa motorsharrave dhe llaptopëve të vjedhur ditëve të fundit në qytetin e Gjakovës.

Read Previous

​Më pak se 10 përqind e grave janë pjesë e ndërmarrësisë

Read Next

Në periudhën Maj-Shtator janë shqiptuar 20 mijë gjoba për kundërvajtje në Gjakovë