Gjendet 13 vjeçarja e raportuar si e zhdukur, i kthehet familjes

Me 23 shtator të këtij viti një vajzë me inicalet E.F, e moshës 13 vjecare ishte raportuar si e zhdukur në policinë e Kosovë në Gjakovë nga familjarët e saj. Pas disa informatave ishte kuptuar që ajo ishte bashkë me të dhyshuarin me inicialet E.K, i moshës 31 vjecar. Të dy kishin lëvizur në shumë lokacione por policia ka arritur ti gjejë ata në ditën e djeshme.  

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë na njoftuan se pas veprimeve operative nga policia rasti ka kaluar në prokurori.

Për ditët sa e mitura ka qëndruar me personin e dyshuar, ky i fundit sipas raportimeve e ka detyruar atë, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Nga Gjykata Themelore në Gjakovë përmes emailit na njoftuan se për të pandehurin me inicialet E.K është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

E mitura fillimisht ka qëndruar në Shtëpinë e Sigurtë por me pëlqimin e saj ajo është kthyer në shtëpi tek prindërit. Përmes telefonit familjarët na thanë se gjendja e saj shëndetsore është e mirë. Ndryshe i dyshuari E.K ka qenë i martuar me familjaren e viktimës.

Read Previous

Borrell takon Ramën, bisedojnë për procesin e zgjerimit

Read Next

Gërvalla priti në takim lamtumirës Federicin