Sonte (07.09.2021) filloi, Festivali nderkombëtar i Teatrit në Shkup, “ITF SKUPIFEST”, ku trupa e Teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova do të ketë fatin ta hapë dhe të përfaqësohet si e vetmja shfaqje nga Kosova, me konkurencë ndërkombëtare.
Kjo shfaqje është me regji nga Qendrim Rijani dhe me autorë, David Mamet dhe Arian Krasniqi.
Ndërsa me skenografi nga Petrit Bakalli, kostumet, Alma Krasniqi dhe muzikë nga Adhurim Grezda.
Në këtë shfaqje interpretojnë: Edi Kastrati, Bujar Ahmeti, Myrvete Kurtishi, Altina Kusari, Arbies Komoni, Vlora Dervishi, Yllka Lota, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edi Gjakova, Muradije Muriqi, Elida Shasivari.