Rrethojat e fushës sintetike që u dëmtua dy muaj më parë ende të parregulluara

Në qershor të vitit 2019 ministri i kulturës rinisë dhe sportit së asaj kohe Kujtim Gashi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qëndrore dhe atyre komunale kishin bërë përurimin e fushës sintetike të futbollit në Shkugëz.Ky projekt ishte bashkëfinancim nga ministria,federata e futbollit të kosovës dhe komuna e Gjakovës.

Dihet se këto investime bëhen falë taksave që paguajnë qytetarët tanë.Ani pse ishte thënë që është një projket i standardeve evropiane, mjaftuan vetëm pak erëra të forta në muajin korrik të këtij viti që të shkatërrojnë rrethojat e kësaj fushe.Edhe tani pas dy muajve gjendja e saj është e njëjtë. Ende nuk është bërë rregullimi I rrethojave nga institucionet që kanë investuar më parë këtu. Kjo pamje jo vetëm që paraqet imazh jo të mirë por shkatërrimi I tyre po vazhdon të paraqet edhe rrezik për fëmijët që zhvillojnë stërvitjet këtu.Dihet se kjo fushë është në shfrytëzim të klubit të futbollit Vëllaznimi.

Dhe përfaqësuesit e këtij klubit në atë kohë patën deklaruar se dëmet që janë shkaktuar në këtë pjesë e kapin vlerën afër 4000 euro.Pasiqë dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore vlerësohen nga komisioni përkatës i formuar nga komuna e Gjakovës dhe drejtoria për mbrotje dhe shpëtim,ne jemi interesuar të marrim informacione nga drejtori i kësaj drejtorie Vehat Hoxhaj i cili ka thënë për medium tonë se komisioni komunal gjatë punës në terren përgjatë asaj periudhe e ka evidentuar shkatërrimin e rrethojave si dëm të kësaj natyre.Dhe ky problem është paraqitur si kërkesë në mbledhjen e bordit të drejtorëve, e nga këtu është përcjellë si kërkesë në drejtorinë e kulturës rinisë dhe sportit.Ne kemi kontaktuar edhe drejtoreshën e këtij dikasteri Saranda Hyseni Maloku e cila ka theksuar se komuna e Gjakovës ka dhënë urdhërin që këto rrethoja të rregullohen, ani pse kjo fushë ende nuk ka kaluar në kompetencë të DKRS-së nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sipas Hyseni Malokut në ditët në vijim pritet të filloj rregullimi i rrethojave të fushës sintentike.Në ditët në vijim mbetet të shihet se a do të fillojnë punimet për rregullimin e tyre.Krahas këtij dëmi ajo që të bie në sy teksa kalon këtu janë edhe këto mbeturina të hedhura përreth fushës.Dihet se qytetarët e komunës së Gjakovës paguajnë kompaninë e mbeturinave “Çabrati” për grumbullimin dhe pastrimin e mbeturinave.Por në ditën e sotme këtu u pa se mbeturinat nuk janë larguar.Prapa kamerës së televizionit Syri fëmijët që po zhvillonin stërvitje kanë thënë se është e kotë të merresh me aktivitete sportive nëse afër fushës ka mbeturina të cilat mund të ndikojnë në shëndet tonë negativisht.

Read Previous

Emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Spanjë

Read Next

Talebanët e shpallin qeverinë e re në Afganistan